Tomori shpreson te “play off”-i, ja si e arrijnë beratasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 11:53

Tomori shpreson te “play off”-i, ja si e arrijnë beratasit

Java e fundit e kampionatit ka ndezur garën për vendin e pestë, që siguron pjesëmarrjen në “play off”, ku pesë skuadra mbeten ende në garë. Mes tyre është edhe Tomori, i cili ruan ende shpresa, por fati i tij nuk varet vetëm nga rezultati i vet.

tomori butrinti

Kalendari favorizon Maliqi, që luan në shtëpi ndaj Devollit. Një fitore e maliqarëve do të mbyllte çdo llogari për vendin e pestë, ndërsa një barazim ose fitore e Devollit do t’i jepte mundësi Tomorit që, me sukses ndaj Delvinës, të ngjitej në “play off” falë golavarazhit. Në Berat janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë detyrën në transfertë, por edhe të shpresojnë për një hap fals të Maliqit. Ndërkohë, skuadra pritet të luajë edhe në funksion të sulmuesit nigerian Abdul Rahman, i cili synon të mbyllë sezonin me gol.

Edhe mesfushori Benjamin Ngene e pranon se shanset ekzistojnë, por gjithçka nuk është në dorën e Tomorit. “Vendi i pestë mbetet një mundësi, por nuk varet vetëm nga ne. Gjithsesi, do të bëjmë maksimumin dhe do të mundohemi të ndihmojmë Rahmanin që të lërë gjurmë edhe në ndeshjen e fundit”, u shpreh Ngene. Pra, llogaritë janë të qarta, Tomori duhet të fitojë ndaj Delvinës dhe të shpresojë që Maliqi të ndalet. Vetëm atëherë beratasit mund të realizojnë objektivin e fundit të sezonit dhe të kapin zonën “play off”.

Screenshot 2026-04-19 115132

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL