Tomori në ngjitje pas startit të fazës së dytë, Arbëri sheh shenja jete dhe premton stabilitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 13:42

Tomori në ngjitje pas startit të fazës së dytë, Arbëri sheh shenja jete dhe premton stabilitet

Ndryshimet e bëra te Tomori kanë nisur të japin efekt. Beratasit kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke u shkëputur përkohësisht nga fundi i renditjes dhe duke rikthyer besimin se një pozicion në pesëshen e parë mbetet një objektiv i arritshëm deri në fund të sezonit.

tomori, ekipi dhe arberi

Suksesi i fundit ndaj Shkumbinit u shoqërua me një nisje befasuese, ku Tomori realizoi tre gola shumë shpejt dhe krijoi disa raste të pastra për shënim. Loja sulmuese dhe ritmi i lartë ishin sinjale të qarta se skuadra po ndërtohet për futboll ofensiv dhe spektakolar. Trajneri Klodian Arbëri, në analizën e tij pas ndeshjes, pranoi si aspektet pozitive ashtu edhe mangësitë e shfaqura, duke theksuar se ekipi është ende në proces ndërtimi. “Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e skuadrës. Kemi dhënë shenja të qarta përmirësimi në startin e fazës së dytë, ashtu siç e prisnim. Nisja me tre gola ishte befasuese, por humbja e shumë rasteve solli një lloj vetëkënaqësie dhe për këtë arsye pësuam dy gola.tomori feste, abdulsalam me trajnerin

Në pjesën e parë duhej ta kishim mbyllur ndeshjen me një avantazh edhe më të thellë,” u shpreh Arbëri. Tekniku i Tomorit theksoi se disa mangësi ishin të parashikuara, duke marrë parasysh se skuadra kishte pesë lojtarë të rinj në fushë dhe dy titullarë të dëmtuar, ndërsa grupi po luan së bashku prej pak kohësh.

“Kjo ishte vetëm ndeshja jonë e parë në këtë fazë dhe është normale të ketë luhatje. Përmirësimet do t’i bëjmë gjatë procesit stërvitor,” shtoi ai. Arbëri vlerësoi edhe afrimet e reja, të cilat sipas tij dhanë menjëherë sinjale pozitive. “Të gjithë përforcimet treguan vlerat e tyre, duke nisur nga portieri Jata e deri te sulmuesi Abdulsalam, i cili na befasoi me tripletën. Edhe lojtarët me eksperiencë nga faza e parë dhanë rendiment të kënaqshëm,” përfundoi trajneri i Tomorit. Me këtë ecuri, beratasit shpresojnë të konsolidohen në vazhdim dhe ta shndërrojnë këtë start pozitiv në një seri rezultatesh që i afron me zonën e sipërme të renditjes.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL