Teuta kërkon rezultat, Maçolli: Besojmë te vetja ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2026 | 14:58

Teuta kërkon rezultat, Maçolli: Besojmë te vetja ndaj Tiranës

Mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli, flet për përballjen e radhës ndaj Tiranës, formën e ekipit dhe objektivat në këtë fazë të sezonit.MACOLLIXhoele, si po përgatitet Teuta për ndeshjen ndaj Tiranës?

Po punojmë shumë seriozisht gjatë gjithë javës. E dimë që përballemi me një ekip të fortë si Tirana, por ne kemi fokusin tonë dhe duam të japim maksimumin në fushë. Këto janë ndeshje që të motivojnë ekstra.

Çfarë e bën të veçantë këtë duel?

Është një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet. Tirana ka objektivat e saj, por edhe ne kemi nevojë për pikë. Do të jetë një sfidë e luftuar dhe besoj se detajet do bëjnë diferencën.

Si e vlerëson formën aktuale të Teutës?

Kemi pasur ulje-ngritje, por grupi është i bashkuar. Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe besoj se mund të bëjmë paraqitje të mirë në vijim.

Personalisht, si ndihesh në këtë moment të sezonit?

Ndjehem mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Mundohem të jap kontribut maksimal për ekipin në çdo ndeshje dhe të ndihmoj shokët e skuadrës.

Ku mund të goditet Tirana?

Është një ekip me cilësi, por çdo skuadër ka pikat e saj të dobëta. Ne do mundohemi të shfrytëzojmë hapësirat që do krijohen dhe të jemi të kujdesshëm në mbrojtje.

Çfarë mesazhi ke për tifozët?

Të na mbështesin si gjithmonë. Prania e tyre na jep shumë forcë dhe shpresoj t’i shpërblejmë me një rezultat pozitiv.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL