“Tërmet” me trajnerët në Superiore! Mungon vetëm zyrtarizimi, klubi ndan rrugët me teknikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 23:47

“Tërmet” me trajnerët në Superiore! Mungon vetëm zyrtarizimi, klubi ndan rrugët me teknikun

Karlos Garsia ka mbyllur bashkëpunimin me Flamurtarin. Klubi vlonjat ka shkarkuar trajnerin spanjoll, ndërsa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

garsia

Sot duket të jetë një ditë që trondit trajnerët në Superiore. Po ashtu edhe Mladen Milinkoviç pritet të ndajë rrugët pas katër humbjesh radhazi.

Flamurtari është skuadra që ka zhgënjyer më tepër në këtë sezon. Dhe pse u bë një merkato e bujshme, sërish ndodhen në vendin e fundit.

Vetëm dy pikë pas gjashtë javësh, ndërsa Flamurtari duket larg çdo objektivi. Për këtë klubi ka lëvizur në momentin më delikat.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL