Postuar: Tetor 4, 2025 | 14:29
Statistikat/ Dueli klasik i futbollit shqiptar, Flamurtari favorit përballë “nëndetëses”
Flamurtari dhe Dinamo kanë një histori interesante përballjesh në futbollin shqiptar.

Nga 10 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë dalë fitues në 8 raste, ndërsa Dinamo ka triumfuar vetëm dy herë, dhe është regjistruar një barazim.
Golat flasin gjithashtu për dominimin e Flamurtarit. 27 gola për skuadrën vlonjate kundrejt 14 të Dinamos. Veçanërisht në ndeshjet e luajtura në “Flamurtari Stadium”, kuqezinjtë kanë treguar forcë të madhe, duke shënuar fitore të thella si 5-0 dhe 6-2.
Historia tregon se Flamurtari mbetet favorit në këtë duel klasik të futbollit shqiptar.
PANORAMASORT.AL













