98 histori + 1 për të përballur sfidat më të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2025 | 23:45

98 histori + 1 për të përballur sfidat më të vështira

“Dua të jem frymëzues për të tjerët. Dua që dikush të më shohë në sy e të më thotë: “Nuk jam dorëzuar edhe falë teje” – Xhanluka Viali

BeFunky-collage

1 – FJALËT E ARTA VLEJNË NËSE TI VLEN
Për autobiografinë e tij zgjodhi si titull “Unë”, dhe këtu ka pak për të shtuar. Kurrë nuk ka qenë simpatik për të tjerët. Por, por ta mendosh pak më thellë, të bësh për të qeshur të tjerët nuk është një privilegj për fitimtarët. “Mago” (italisht, Magjistari), – siç e thërrisnin tifozët e Interit, – skuadra më triumfatore ndër ato që stërviti, e dinte ç’ishte varfëria dhe kishte mbijetuar falë dy dhuntive të tij: futbollit dhe fjalëve. Dhe jo domosdoshmërisht në këtë renditje. Kur u transferua nga Kazablanka drejt Parisit, e filloi si shpërndarës mallrash në rrugë dhe e folura e tij e shkathët i shpëtoi jetën. “Zonjë, a mund ta ndieni erën e këtij deodoranti që është në gjendje të davarisë tërë erërat e këqija?”, thoshte dhe, në derën e zonjës që ishte shfaqur në pragun e saj, i vinte flakën një tufe qimesh të qenushit të zonjës. Fjalët, një breshëri, njëra pas tjetrës, të papërmbajtshme. Dhe futbolli, pasioni i tij i madh. Vitorio Poco, trajneri legjendar i Italisë, e përçmonte shumë përzemërsisht, teksa për të, inicialet H.H. të emrit e mbiemrit të tij, shndërroheshin në “habla, habla”, e përkthyer në “fjalë, fjalë”.

asdadsadsdasdasdasads

Si trajner, Helenio Herrera i përdorte fjalët si kërrkush tjetër: për të përfituar një pagë sa më të lartë, për të blerë lojtarë sa më të mirë, për t’ua injektuar filozofinë e tij lojtarëve që stërviste. I mbushi faqet e mureve të dhomës së zhveshjes së Interit me fraza të shkurtëra e urdhëruese, të tilla si këto që janë hedhur në këtë shkrim. Fjali si: “Asnjë pengesë nuk mund të të pengojë!”, “Klas + përgatitje atletike + inteligjencë = kampion”, “Të luash individualisht, luan për kundërshtarin”. Mund të të bënin për të qeshur, por kësisoj i ndërfuste idetë e tij në kokat e futbollistëve që drejtonte. Sandro Macola thoshte për të se, “më parë na stërvite kokat, pastaj këmbët”, dhe në fakt, me oratorinë e tij, ia dilte që çdo futbollist të bëhej sa më i fortë. I përqafonte të gjithë para fillimit të ndeshjes, duke i pëshpëritur në vesh fraza të qëllimta, të përpunuara, për ta bërë secilin prej tyre të ndihej i domosdoshëm, sidomos ata që ishin më të dobtit cilësisht.

Bindi Mauro Biçiklin, – një anësor i këndshëm, por me pak vlera, – se ishte më i mirë se Garinça, fenomeni brazilian i kohës. Dhe Biçikli luajti si të ishte Garinça! Sidoqoftë, Habla Habla nuk kishte veç fjalë: ishte maniak i përsosmërisë, si dhe një studiues i palodhur. Kur thoshte “taca la bala”, që do të thotë “sulmoje topin” ishte në fillesat e shpikjes së presingut. Jepte gjithçka dhe priste t’ia kthenin respektin: mjerë ai që vonohej në stërvitje, mjerë ai që e lëshonte veten gjatë saj. Ishte ushtarak, përveçse një ëndërrimtar frymëzues. Në blloqet e tij, mes sa e sa frazash, ka lënë dhe një të tillë: “Mendo shpejt, vepro shpejt, luaj shpejt”. Eshtë një nga aksiomat e futbollit modern, por që ai e kishte ngritur në nivel teorie që në vitin 1970!

2 –  JI I MIRË ME VETVETEN!
“Kurrë nuk kam qenë kaq i frikësuar sa sot”, tha Deçimo Kompanjoni, zëdridhur e këmbëlodhur, pasi kishte qenë bashkëpilot me Tacio Nuvolarin në vitin 1931. Deçimo, që do të bëhej mekaniku i tij personal, nuk është i vetmi që e ka parë kësisoj “Mantovanin fluturues” – i nofkëzuar dhe “Nivola” – në karrierën e tij ndërroi dhjetra e dhjetra udhërrëfyes. Kurrë nuk i përzinte: thjesht këta nuk i rezistonin frikës, vuajtjeve, qasjes gati vrasëse me të cilat përballoheshin garat e sidomos kthesat.

Është Tacio, shpikësi i “hepimit” (përkulja e motoçiklistit së bashku me mjetin deri afër tokës në momentin e marrjes së kthesave), me bashkëpilotin e mbledhur kruspull nën kruskot. Shtatshkurtër, i imët por i mbushur, me lëkurë ngjyrë ulliri, me sy të butë e shikim të zjarrtë, Nuvolari u ul për herë të parë para timonit gjatë Luftës së Parë Botërore. Pa e menduar gjatë i dhanë një autoambulancë. Një ditë, në krah të tij u ul një gjenaral dhe ai, duke ecur me shpejtësi, përfundoi jashtë rruge. “Ushtar, si të quajnë”, pyeti gjenerali. “Tazio Nuvolari, zotni”, u përgjigj ai. “Nga nesër, të plagosurit do t’i mbash në shpinë. Nëse kërkon të ecësh shpejt, edhe mund të vraposh, por së paku nuk do t’i dëmtosh edhe më keq. Shoferllëku nuk është zanat për ty!”. Dhe pastaj thonë se gjeneralët…

sfddsffsdsfdsfdsdfsdf

Aspak i dorëzuar, Tacio nisi të “vrapojë” seriozisht në vitin 1920, fillimisht në motor e pastaj në makinë, gjithnjë me të njëjtën veshje: fanellë të verdhë, xhup të zi lëkure, pantallona të kaltra dhe një shirit tringjyrësh në qafë. Në fakt, po të jetë për dëmtime e lëndime, ai ia ka bërë vetes. Është një pushtim nervash, që duket se nuk ndien dhimbje dhe, edhe pse nxiton, nuk mungon të bëjë gjëra që dalin jashtë kontrollit. Për shembull, në vitin 1925, Alfa Romeo i propozoi që të provonte në pistën e Monzës modelin e ri të makinës P2. “Mos e sforco Tacio, nuk e dimë ende se si do të reagojë makina ndaj shpejtësive shumë të larta”. “Ama, dikush duhet ta zbulojë këtë”, është përgjigja e “Mantovanit fluturues”. E zbulon në fakt, por duke përfunduar jashtë piste e në spital me disa fraktura, duke mos harruar se pas gjashtë ditësh duhej të garonte në Çmimin e Madh të Kombeve. Në mënyrë të pabesueshme paraqitet në grilën e nisjes mes gumëzhimave të turmës: është i fashuar me rripa të mëdhenj leokoplasi si të jetë një mumje, këtë radhë shtrënguar në pozicionin që duhet të ketë në drejtim.

Ia del të hipë në Bianki dhe niset: natyrisht është më i shpejtë se të tjerët, por e fashuara e bën lëvizjen e tij mjaft të pasaktë: në mes të garës, fërkohet me një mur me krahun e majtë, këput gishtin e tretë e të katërt dhe i duhet t’i përshkojë kilometrat e fundit me një kockë të gjakosur që del mbi fashot e shtrënguara e duket si një dritëz e kuqe që ndizet e fiket. Fiton garën. Edhe në makinë nuk është më i paktë: më 1934, në Berlin garon në Çmimin e Madh të Gjermanisë dyzet ditë pasi ka thyer këmbën në disa pika gjatë një aksidenti të frikshëm: për të qenë në garë i duhet të modifikojë pedalin e gazit dhe përdor vetëm këmbën e majtë. Mbërrin i pesti. Dhe më 1946, në Torino, e përfundon garën me një dorë në timon e tjetrën duke duke patur një çelës anglez, që e përdor si bosht drejtimi.

Përse jeta e përbuz? Jashtë pistave, fati nuk është me të: humbet që të dy fëmijët në moshë të re (një nga zemra e tjetrin nga meningjiti) dhe rrëfen se, të gjente vdekjen në gara do të thoshte t’u bashkohej atyre. Nuk pushon së garuari edhe kur shëndeti i përkeqësohet: në mes të viteve dyzetë diagnostikohet me një infeksion të rëndë në mushkëri. I pashërueshëm, sipas mjekëve. Kur ia komunikojnë diagnozën, i përshendet mjekët duke nxituar: “Faleminderit, tani që e di se ç’kam, më duhet të nisem me patjetër për në Francë”. Në Çmimin e Madh të Albit është rregullisht në drejtimin e Maseratit të tij dhe fiton duke e drejtuar makinën vetëm me dorën e majtë; me të djathtën mban një shami për të tamponuar gjakun që i del nga goja.

Në një prej intervistave të fundit thotë: “Vdekja është mikesha e vërtetë e pilotit. Gjatë garave e kam përkëdhelur mijra herë, por nuk më ka dashur. Më duket se kërkon të më bëjë të vdes në shtratin tim”. Do të ndodhë pikërisht kështu. “Çiklisti më i madh i të shkuarës, i të tashmes e i të ardhmes”, – fjalë të Ferdinand Porsh -, vdes në vitin 1953 dhe janë rreth 25.000 njerëz që e shoqërojnë drejt finishit të fundit. Në pllakën e varrit shkruhet: “Do të garosh edhe më shpejt në rrugët e qiellit”.

3 JETA JOTE ËSHTË MESAZHI YT PËR BOTËN. BËJE TË JETË SHEMBULL FRYMËZIMI PËR TË TJERËT
Sot, thuajse askush nuk e njeh, e megjithatë është ai i pari që ka firmosur në palmaresin e “Topit të Artë”. Një futbollist që luajti deri në moshën dyzetvjeçare, që stërvitej duke vrapuar në rërë me këpucë të rënduara në peshë, që ndiqte një dietë të rreptë, – vetëm zarzavate dhe shpesh herë agjërim të hënave -, që nuk tymosi qoftë edhe një cigare të vetme gjatë jetës së tij, që nuk piu asnjë gotë verë (përveç një gllënke të vetme shampanjë). Një njeri që kur u bë trajner drejtoi një skuadër lojtarësh me ngjyrë në Afrikën e Jugut, gjatë kohës së Aparteidit, pra kur dhe ligji nuk ia lejonte.

Një jetë që po e etiketove si shembull është pak, ajo e Stenli Methjusit, ose për ta thënë më mirë, Sër Stenli Methjus. Filloi të luajë si profesionist më 1932, vit kur partia nacionalsocialiste fitoi zgjedhjet në Gjermani dhe e mbylli më 1965, vit në të cilin amerikanët dërguan trupat e para në Vietnam, tridhjetëetre vite më pas. Ditën që do të zbriste nga skena organizoi një darkë të madhe, në të cilën ftoi të gjithë gazetarët e famshëm anglezë. Secilit prej tyre i vuri nën pjatë të gjithë artikujt në të cilët, në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, njoftohej se tërheqja e tij ishte në prag.

dsffsdfdssfdfsdfdsfsd

E quanin “Mago” (“Magjistari”, tamam si Helenio Herrera, trajneri i famshëm i Interit), nisur nga driblingu i tij i rrufeshëm. Sulmues që në fillesë të karrierës, pak nga pak me kalimin e viteve, e rudhi rrezen e veprimit dhe u specializua si njeriu – asist, duke lënë të tjerët të vraponin. Dhe i dërgonte drejt golit. Luajti vetëm në dy skuadra: Stok Siti, klubi i qytetit të tij dhe Blekpul, që e ktheu në beniamin të tifozëve të vet.

Për këtë arsye, duke refuzuar pagesa të majme nga klubet më të fortë të Anglisë, fitoi vetëm një trofe: Kupën e Federatës së Futbollit më 1953, në një ndeshje që ka hyrë në histori si “Finalja e Methjusit”. Njëzet minuta nga fundi, djemtë e Boltonit ishin në përparësi 3-1 ndaj Blekpulit. Pikërisht atëherë Methjusi mori frerët e ndeshjes në duar dhe në harkun e një grushti minutash shërbeu tre asiste. Tre. 4-3 për Blekpulin dhe, më në fund, për herën e parë e të vetme në jetën e tij, Methjusi piu një gllënkë shampanjë!

PËRKTHEU: FATMIR MËNERI – PANORAMASPORT.AL