SHORTI I CHAMPIONS/ Goglat aspak “bujare”! Egnatian, Dritën dhe Shkëndijën i presin skuadra me emër në turin e dytë
Egnatia do të sfidojë kampionët e Islandës, Breidablik, në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Nëse fiton, do të përballet me Lek Poznan në turin e dytë.

Goglat nuk u treguan bujare as me Dritën apo Shkëndijën. Drita do të përballet me Kopenhagenin nëse kalon turin, ndërsa Shkëndija me fituesin e Steaua e Bukureshtit-Inter Eskaldes.
Favor për Egnatian mund të quhet fakti se ndryshe nga sfida me Breidablik, ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri nëse kalohet turi i parë. Takimet e turit të dytë janë rezervuar më 22/23 korrik dhe 29/30 korrik.
SHORTI I TURIT TË DYTË NË CHAMPIONSIT
Lek Poznan vs Egnatia/Breidablik
Kopenhagen vs Drita/Diferdanzh
The Nju Seints/Shkëndija vs FCSB/Inter Eskaldes




PANORAMASPORT.AL













