Postuar: Shkurt 16, 2026 | 18:34
Rusta dhe Lata shfaqen këtë javë në arenën ndërkombëtare, UEFA i bën bashkë për ndeshjen e çerekfinaleve në Europë
UEFA ka vendosur që t’i besojë një grupi shqiptar një nga ndeshjet çerekfinale të Kupës së Europës, turneun e dytë nga rëndësia për futbollin e femrave.

Ndeshja e kësaj mesjave mes Nordsjelland të Danimarkës dhe Eintraht Frankfurt të Gjermanisë, në fushën e skuadrës daneze, do të drejtohet nga Emanuela Rusta, e cila vlerësohet si një nga gjyqtaret e kategorisë Elitë tashmë nga UEFA.
Edhe asistentja Mirjeta Salla është caktuar të gjykojë përkrah saj në këtë ndeshje, ndërsa gjyqtar i katërt i duelit është caktuar ndërkombëtari Florian Lata. Ndeshja e parë është mbyllur me shifrat 4-0 për ekipin gjerman që e dominoi atë plotësisht.
PANORAMASPORT.AL













