RENDITJET E KATEGORISË SË DYTË/ Shtatë ekipe synojnë ngjitjen direkte, udhëheqin Besëlidhja dhe Oriku. Si pozicionohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2026 | 17:06

RENDITJET E KATEGORISË SË DYTË/ Shtatë ekipe synojnë ngjitjen direkte, udhëheqin Besëlidhja dhe Oriku. Si pozicionohen skuadrat

Kategoria e Dytë ka mbyllur 12 javë të saj. Gara mbetet e ndezur në Grupin A dhe B, ndërsa vendi i parë siguron ngjitjen direkte.

kategoria-e-dyte

Besëlidhja kryeson në Grupin A me 3 pikë më shumë se Sopoti. Shiroka mbetet po ashtu si pretendente, ndërsa regjistron 4 pikë më pak.

Në Grupin B, rivaliteti është edhe më i zjarrtë. Oriku kryeson me 2 pikë më shumë se Butrinti, që numëron një ndeshje më pak. Më pas Partizani B dhe Bylisi B ndjekin me nga 3 pikë më pak.

RENDITJA E KATEGORISË SË DYTË

Grupi A: Besëlidhja 30 pikë, Sopoti 27p, Shiroka 26p, Erzeni 21p, Naftëtari 16p, Luz i Vogël 15p, Tërbuni 13p, Veleçiku 13p, Gramshi 9p, Basania 7p, Adriatiku 1p, Valbona 0p

*Naftëtari, Luz i Vogël, Tërbuni dhe Basania kanë një ndeshje më tepër për të luajtur.

Grupi B: Oriku 27 pikë, Butrinti 25p, Partizani B 24p, Bylis B 24p, Delvina 15p, Tomori 14p, Devolli 13p, Maliqi 13p, Shkumbini 12p, Eagle 13p, Këlcyra 5p

*Butrinti dhe Maliqi kanë një ndeshje më tepër për të luajtur.

PANORAMASPORT.AL