RENDITJA PROVIZORE/ Vllaznia shkëputet +5 nga Egnatia, moment i artë i Tiranës! Ja si ndryshon tabela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2026 | 20:58

RENDITJA PROVIZORE/ Vllaznia shkëputet +5 nga Egnatia, moment i artë i Tiranës! Ja si ndryshon tabela

U luajtën ditën e sotme dy duelet e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Tirana e Orges Shehit, duket se po kalon një moment të artë, teksa mposhti Egnatian me rezultatin 3 me 1, ky ishte triumfi i tretë në 4 javët e fundit për bardheblutë, që janë ngjitur në kuotën e 31 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e tetë.

superiore-1

Ndërkohë në duelin tjetër, Vllaznia mposhti 1 me 0 Teutën, duke thelluar diferencën në +5 pikë nga Egnatia e vendit të dytë. Kujtojmë që ditën e shtunë u luajt dueli Flamurtari-Vora që përfundoi në barazim 1 me 1. Kjo javë e 31-të mbyllet të hënën me dy duelet, Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Partizani.

RENDITJAAAAA

PANORAMASPORT.AL