Postuar: Nëntor 22, 2025 | 21:06
RENDITJA E SUPERIORES/ Frenon kreu, buzëqesh Egnatia! Vetëm një ekip rivalizon me të tjerët e “Final Four”
Sot u luajtën tri ndeshje të vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Egnatia mori fitore me peshë ndaj Bylisit(5-1) dhe përfitoi nga barazimi i Elbasanit dhe Dinamos.

Verdheblutë kaluan të parët në avantazh ndaj Dinamos, por nuk arritën ta ruajnë. Kështu frenuan dhe Vllaznia ka mundësinë që të shkëputet e vetme në krye.
Në takimin tjetër ishte Teuta që fitoi ndaj Vorës dhe mbetet 1 pikë larg dinamovitëve. Kështu durrsakët vijojnë të ruajnë shpresat për të qenë në zonën “Final Four”.
RENDITJA PROVIZORE

PËR T’U LUAJTUR NESËR(23 NËNTOR)
Flamurtari – Tirana
Partizani – Vllaznia
PANORAMASPORT.AL













