RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia bëhet e pakapshme, Tirana ringjallet dhe largohet nga zona e ftohtë. Shihni situatën pas javës së 25-të
Java e 25-të e Kategorisë Superiore ka dekretuar tashmë shkëputjen e parë “serioze” të Egnatias në kreun e renditjes, por sidomos ka ndryshuar pozitat e ekipeve që gjenden në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Fitorja e Laçit sot ndaj Teutës, ka theksuar edhe një herë formën e kurbinasve, të cilët vazhdojnë ngjitjen dhe aktualisht shohin veten në të njëjtën kuotë pikësh me Elbasanin, një prej klubeve që ka bërë investimet më të mëdha në këtë sezon.
Ndërkohë, fundoset Teuta e cila kthehet në zonën e ftohtë të klasifikimit, duke lënë pas vetes vetëm Skënderbeun e vendit të fundit, i cili humbi “finalen” ndaj Tiranës. Bardheblutë janë fitimtarët e vërtetë të kësaj jave, pasi më në fund e shohin veten përsëri jashtë zonës së ftohtë, një shtysë e rëndësishme morali për ta.

PANORAMASPORT.AL













