Postuar: Maj 17, 2026 | 21:01
RENDITJA E “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo beson te mrekullia
Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për titullin kampion tepër enigmatike.

Të 3 ekipet si Egnatia, Vllaznia dhe Elbasani, ndajnë kreun me kuotë të barabartë pikësh nga 31 secila, ndërkohë që Dinamo shpreson të një mrekulli, për t’u kurorëzuar në fund të “Final 4” si kampione.
Në dy duelet e ardhshme, Elbasani do të përballet me Dinamon, ndërsa Egnatia me Vllazninë.
RENDITJA: Vllaznia 31 pikë, Elbasani 31, Egnatia 31, Dinamo 27
PANORAMASPORT.AL













