“Problemet e Flamurtarit në ndërtim dhe oshilacionet e lojës”, Iliadhi: Gabim me Tiranën, Moriero ka punë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2025 | 10:22

“Problemet e Flamurtarit në ndërtim dhe oshilacionet e lojës”, Iliadhi: Gabim me Tiranën, Moriero ka punë përpara

Roland Iliadhi nuk është aspak i kënaqur nga Flamurtari. Ish futbollisti i brezit të artë ndihet i zhgënjyer pas barazimit me Tiranën, pasi sipas tij ishte një ndeshje që duhet të fitohej.bandicam 2025-11-27 10-21-53-862Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Iliadhi thotë se skuadra ka shume probleme në ndërtim dhe ne interpretimin e lojës. Sipas tij trajneri Françesko Moriero nuk po i gjejnë ende vendin e duhur futbollistëve. Ai thotë se Flamurtari është i dënuar të fitojë me Vorën pasi ka bërë gabime të pafalshme në shtëpi.

Iliadhi me Byslisin një pikë ndalese apo vazhdimësie?

Nuk ishte një pikë vazhdimësie, duke parë edhe renditjen. Flamurtari këtë ndeshje duhet që ta fitonte me patjetër. Ndeshja ishte në Vlorë, tifozët e kanë mbështetur skuadrën. Ishim të mendimit që Flamurtari do të triumfonte, duke parë që janë edhe dy kundërshtarë direkt në fund të renditjes. Me atë që pamë dhe me lojën që zhvilloi skuadra, një pikë i vjen më shumë në ndihmë Tiranës. Tirana ia arriti qëllimin. Kishte mundësinë që të merrte edhe fitoren, pasi kuqezinjtë kishin oshilacione.

Ju po thoni se ky barazim nuk i vjen në ndihmë skuadrës?

Ishte një barazim me meritë për Tiranën. Flamurtari kishte mundësinë që të shkëputej nga ekipet e tjera, për tu larguar nga pozicioni i mbijetesës. Por këtë gjë nuk arriti dot që ta bënte.

Si e shikoni vazhdimësinë e skuadrës?

Ndeshjet në vazhdimësi vështirësohen shumë. Kur ti nuk po merr pikët me rivalët direkt dhe brenda në fushën tënde me ekipet e tjera… Flamurtari do të ketë të tjera vështirësi. Nga ndeshja në ndeshje nuk po tregojmë rritje, por më shumë rënie. E filluam me vrull me Tiranën dhe ushtruam presing. Menduam se e kaluam ngërçin siç thuhet në gjuhën e futbollit. Por ne nuk kemi qenë kurrë në nivelin e duhur këtë sezon. Tifozët i janë afruar skuadrës për ta mbështetur. Por besoj se pas Tiranës pati një pakënaqësi nga tifozët dhe nga ne si ish futbollistë. Pika me Tiranën është një minus për Flamurtarin.

Ka arritur trajneri Moriero të marrë maksimumin?

Ai në çdo ndeshje po luan me lojtarë të ndryshëm. Maksutin një herë e luan nga e majta, një herë të tërhequr…Jankun e fut mbrojtës të djathtë në vend të Todorovskit, pa lidhje fare. Nxjerrë Oshafin dhe fut Ramirez. Murataj në pjesën e parë bëri diçka. Duke parë oshilacionet e pjesës së parë, trajneri duhet që t’i kishte dhënë dy detyra skuadrës. Edhe ndërrimet që bëri nuk funksionuan.

Çfarë pritet nga ndeshja me Vorën?

Iku tani kjo ndeshje tani vjen ndeshja tjetër. Skuadra është e ngarkuar. Nëse do ta fitonin këtë takim do të ishin më të qetë. Për ndeshjen me Vorën janë të dënuar për fitore nëse duan ta kalojnë këtë situatë.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL