Presidenti Halili dhe Bledi Shkëmbi shtrëngojnë duart, vendoset përfundimisht për të ardhmen e trajnerit te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 23:48

Presidenti Halili dhe Bledi Shkëmbi shtrëngojnë duart, vendoset përfundimisht për të ardhmen e trajnerit te Tirana

Bledi Shkëmbi e ka mbyllur me Tiranën. Trajneri i bardhebluve pati takimin e fundit me presidentin Halili ku u vendos të ndajnë rrugët.

bledi shkembi

Prej kohësh e ardhmja e Shkëmbit nuk ishte ndarë përfundimisht. Dhe pse ndodhej nën kontratë, “Panorama Sport” mëson se ka qenë një ndarje konsensuale mes palëve.

Tirana do të vendoset tashmë nën kërkimin e trajnerit të ri. Bardheblutë para se të riemëronin Shkëmbin, patën Gugash Maganin në krye.

Ndërkohë kanë mbetur edhe disa ditë nga fillimi i përgatitjeve për sezonin e ri. Kryeqytetasit rikthehen në fushë për t’u stërvitur sërish nga 1 korriku.

PANORAMASPORT.AL