Pikantet/ Tirana përforcohet me Ndong para ndeshjes, një tifoz shoqërohet nga policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2025 | 9:08

Pikantet/ Tirana përforcohet me Ndong para ndeshjes, një tifoz shoqërohet nga policia

Tirana ka prezantuar lojtarin Basilio Ndong, i cili u zyrtarizua nga drejtori sportive Omer Bunjaku. Duke qenë 10 minuta larg sfidës me Egnatian, bardheblutë kanë shpërndarë postimin në rrjetet sociale.FDG“Ndong është një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe me mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për vazhdimin e sezonit. I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardheblu”, shkruante klubi.

Ndong është afrimi i parë që mban firmën e Omer Bunajkut, drejtorit të ri sportiv të skuadrës bardheblu, i cili e njeh atë që në periudhën kur ishte pjesë e Shkupit. Bunjaku ka insistuar për të afruar anësorin, i cili vjen si lojtar i lirë ndaj mund të regjistrohet menjëherë si pjesë e kontingjentit bardheblu.

-Në tribunë këtë ndeshje përfundoi Alfred Mensah. Lojtari nga tani e në vazhdim nuk preferohet nga trajneri Ardian Nuhiu.

-Në momentin e pas shënimit të penalltisë së Egnatias ka tension në tribunën përballë. Një tifoz tenton të futet në stadium, por bllokohet nga stjuartët dhe shoqërohet nga policia.

-Shtatë ndeshje rresht ka Tirana që nuk fiton një takim në Kategorinë Superiore. Fitorja e fundit është ajo e marrë në derbin me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL