Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Ofendime mes tifozerive, Kombëtarja ndjek Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 8:54

Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Ofendime mes tifozerive, Kombëtarja ndjek Superioren

Vllaznia dhe Elbasani ishin dëshmitarë të një sfide dramatike në Tiranë, aty ku verdheblutë fituan por nuk mjaftoi për titullin kampion. Në këtë takim, u shënuan 3 gola teksa veç golave, kishte edhe shumë momente pikante si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë.

WhatsApp Image 2026-06-01 at 10.05.52

– Stafi i Kombëtares shfaqet në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Kombëtarja nis sot përgatitjet dhe ditën e djeshme, e ka shfrytëzuar për të ndjekur Superioren.

– Së bashku me stafin, në tribunë ishin edhe disa nga lojtarët e Kombëtares, mes të cilëve shiheshin Cake, Asllani, Hasa, Laçi, Mitaj e të tjerë të cilët në pjesën e dytë, vendosën të largoheshin.

– FSHF ishte në mëdyshje për festën e titullit kampion dhe ndryshe nga fi nalet kur në tribunën VIP zhvillohej ceremonia, këtë takim nuk kishte asgjë të tillë. Në fakt, festa u zhvillua më pas në Elbasan.

– Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ishte i pranishëm në tribunën VIP, së bashku me zyrtarë të tjerë të FSHF-së dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, të cilët ndoqën takimin.

– Vllaznia kishte më pak tifozë në stadium, teksa nga ana tjetër, tifozët e Elbasanit kishin mbushur tribunën pas porte duke qenë më të zhurmshëm për 90 minuta.

– Shkodranët kishin përgatitur për këtë takim 3 koreografi me banderola si edhe një spektakël me flakadanë, ndërsa nga ana tjetër, verdheblutë kishin zgjedhur që të mos bënin asgjë.

– Jashtë stadiumit ishte një koncert dhe shpesh herë muzika e lartë, bëhej e bezdisshme edhe për tifozët në stadium. – Disa herë gjatë ndeshjes, në tribuna komentohej ndeshja mes Egnatias dhe Dinamos, e luajtur në “Elbasan Arena”.

– Tension mes Krymit e Martinit në momentin që mesfushori ndërrohet. Ai shkon t’i japë dorën trajnerit, por ky i fundit refuzon, vendim që solli edhe irritimin e Krymit.

– Lojtarët e Elbasanit i kërkojnë penallti kryesorit Hamiti në fundin e pjesës së parë, aty ku kryesori bën me shenjë se ka pasur komunikim me VAR-in dhe se nuk ka ndërhyrje të gabuar.

– Në startin e pjesës së dytë, të dyja skuadrat zbritën në fushë me kokën poshtë me moralin e ulur, duke ditur faktin se skuadra e Egnatias po fitonte 2-0 në Elbasan dhe çdo rezultat në Tiranë, do të ishte vetëm për statistikë.

– Dy tifozeritë e nisën sezonin duke mbështetur njëra-tjetrën dhe shpesh herë edhe me banderola, por në këtë sfi dë kishte një lumë ofendimesh mes tyre, duke treguar se marrëdhënia është prishur.

PANORAMASPORT.AL