Pikantet e Flamurtari-Vora/ Tifozët ofendime në kor, drejtori Tragaj me gjeste anti-sportive
Pas golit të Flamurtarit protesta në stadium nga stoli i Vorës për ofendimet në kor nga ndaj Kasallës. Agravohet situata karton i kuq për Bazjon Tragaj, drejtori sportiv i skuadrës që largohet nga pankina. Humbet qetësia e Vorës. Kërkohet ndërhyrja e policisë. Valentino Murataj shkon të qetësojë tifozërinë e Flamurtarit.

Foto/ F. Hazsillari
Sfida mes Flamurtarit dhe Vorës ka prodhuar tension, pasi vlonjatët zhbllokuan takimin në minutën e 34-të. Drejtori i Vorës, Bazjon Tragaj u largua me karton të kuq nga gjyqtari Kreshnik Barjamaj. Shkak u bë përplasja në distancë me tifozët e Flamurtarit në Vlorë.
Alfred Ferko që punon te Flamurtari ndërhyri po ashtu, për të qetësuar Tragajn. Ky i fundit po drejtohej nga tifozët, ndërsa u fokusua nga kamerat me gjeste të pahijshme. Në këto momente ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë në pankinë e Vorës.
– Kuqezi ishte stadiumi “Flamurtari” duke qenë se ishte 28-29 nëntori. Në momentin që skuadra po bënte foto, anëtarët e “Flota Kuqezi”, kanë shpalosur flamuj të vegjël.
– Tabelat elektronike të reklamave kuqezi me flamurin dhe urimet për festën e 28-29 nëntorin. Ku shkruhej: “Urojmë ngjyrat kuqezi”
– Flamurtari me fanella të dedikuara për festat e nëntorit. Uniforma të zeza me shqiponjën të madhe të kuqe.
– Ne tribunën qendrore me Sinan Idrizin, edhe deputeti Beldi Çuçi, ish nënkryetari i bashkisë, Klevis Kaso, si dhe legjendat Vasil Ruci, Kreshnik Çipi. Ngjitur me Rucin, ishte drejtuesja e Klubit Shumësportësh, Elona Hasanaj. Në reshtin e dytë ishin të ulur Rrapo Taho, Eqerem Memushi dhe Roland Iliadhi.
– Në stadium ndeshja u ndoq edhe nga shumë vajza, gra dhe fëmijë.
– Françesko Moriero dhe ndihmësi i tij Liçaj udhëzime për vendosjen në fushë të lojtarëve.
– Pavarësisht se të shtunën nuk kishte rënë shi, terreni ishte i rrëshqitshëm i fushës.
– Në pjesën e dytë Bellaj i jep udhëzime Kasallës.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













