Pikantet e Elbasani-Dinamo/ Sherr në tribuna dhe probleme me fushën e “Air Albania”! Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2025 | 11:41

Pikantet e Elbasani-Dinamo/ Sherr në tribuna dhe probleme me fushën e “Air Albania”! Ja çfarë nuk u pa në TV

Ndeshja mes Dinamos dhe Elbasanit, u mbyll në barazim 1- 1, por përtej rezultatit, sfida kishte aksione të shumta nga të dyja skuadrat, që disa herë rrezikonin portën. Ndërkohë, nuk munguan edhe incidentet në tribuna si edhe tensioni në fushë mes lojtarëve.

Screenshot 2025-11-24 114122

– Pavarësisht se ndeshja luhej në një stadium të mbuluar dhe në orar të përshtatshëm, në “Air Albania” kishte pak tifozë.

– Në tribunën pas porte, ishin vendosur tifozët e Elbasanit të cilët ishin më të shumtë në numër se dinamovitët.

– Një pjesë e tifozëve verdheblu, kishin zgjedhur tribunën qendrore, aty ku nuk mungoi tensioni dhe sherri deri kur hyri policia për të vënë qetësi. Më pas, u krijua në korridor sigurie.

– Një ndërhyrje e gabuar e Vilës, shkakton tension mes tij dhe Bledar Lilës. Dy lojtarët flasin me tone të larta por është Lata ai që i këshillon të dy, madje edhe i kërcënon për karton të verdhë.

– Bernard Berisha i pafat. Sulmuesi i Dinamos dëmtohet në minutën e 13 dhe pak minuta më vonë, largohet nga fusha e blertë.

– Ndeshja u shoqërua gjatë 90 minutave nga reshje të dendura shiu.

– Fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë. Në fillim, topi rrëshkiste dhe kishte ritëm, por në pjesën e dytë u krijuan disa pellgje me ujë që ndalonin disi shpejtësinë e topit duke ulur dhe ritmin.

– Pas përfundimit të pjesës së parë, drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku i afrohet Latës për të kërkuar llogari, por ndëshkohet me karton të kuq, duke u ngjitur më pas në tribunë.

– Nuk mungojnë ofendimet e të dyja tifozerive karshi njëra-tjetrës për disa minuta gjatë ndeshjes.

– Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç bëri 4 zëvendësime deri në fund të ndeshjes, duke mos e përdorur mundësinë e fundit që kishte.

– Për Dinamon debutoi në Superiore mesfushori Mustafa Kome, i afruar në skuadër gjatë merkatos së verës. Ai është aktivizuar me moshat.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL