Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Ish-ët e Kombëtares në tribunë, mesazh thumbues nga tifozët: Të parët për llafe, të fundit për kampionate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2026 | 10:05

Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Ish-ët e Kombëtares në tribunë, mesazh thumbues nga tifozët: Të parët për llafe, të fundit për kampionate

Dinamo nuk arriti të dilte me pikë nga sfida në shtëpi ndaj Vllaznisë, me këta të fundit që fituan me rezultatin 0-2. Veç golave, kartonëve e penalltisë, kishte edhe shumë momente të tjera interesante nga tribuna dhe jo vetëm, të cilat nuk janë parë në transmetim.

Screenshot 2026-01-20 100510

– Ndeshja në “Air Albania” u zhvillua në temperatura të ulëta, duke e bërë të vështirë në minutat e para.

– Një numër i konsiderueshëm tifozësh të Dinamos kishin vendosur të ndiqnin ndeshjen në stadium, duke e krahasuar me ndeshjet e mëparshme.

– Tifozët e Dinamos thumbojnë miqtë me një pankartë ku shkruhej “të parët për llafe, të fundit për trofe”.

– Pas porte ishin të vendosur tifozët e Vllaznisë që nuk ishin në numër të lartë, megjithatë disa të tjerë ishin në tribunën përballë.

– Në pushimin mes pjesëve, në stadium u fikën dritat, duke bërë që ndeshja të niste 38 minuta me vonesë duke përfshirë edhe 15 minutat e pushimit mes pjesëve.

– Disa lojtarë të Teutës por edhe pjesëtarë të stafit, ishin në tribunë për të ndjekur ndeshjen nga afër.

– Në triubnën qendrore ishte ishmesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, Vullnet Basha dhe Atdhe Nuhiu, të cilët po ndjekin UEFA Pro.

– 4 lojtarë në Dinamos ndjekin ndeshjen nga tribuna. Aliji, Neziri, Qefalija dhe Beqja janë të dëmtuar dhe nuk ishin të gatshëm.

– Qardaku merr goditje në fytyrë nga Bismark, teksa kërkohet karton por Jorgji këshillon Dajën se do ta nxirrte jashtë në rast protestash.

– Në këtë takim kishte një dyshe vajzash si asistete të kryesorit. Ediena Kapxhiu nga Durrësi dhe Mirjeta Salla nga Elbasani, ishin asistentet e përzgjedhura për këtë takim.

– Para se të nisë pjesa e dytë me shumë minuta vonesë, skuadrat dolën në fushë për të bërë disa minuta nxehmje si shkak i pushimit të gjatë.

– Pas golit të dytë të Vllaznisë, Erdenis Gurishta ulet këmbëkryq në mesfushë, një festë e veçantë kjo e anësorit shkodran.

– Edi Martini e tepron sërish me festimet duke përsëritur gjestin e para pak javëve në Shkodër dhe ndëshkohet me të kuq nga Jorgji. Me shumë gjasa, Martini do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL