Pikantet e Bylis-Dinamo/ Ambulanca vonon ndeshjen, tifozët bëjnë “VAR” me telefon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2025 | 23:33

Pikantet e Bylis-Dinamo/ Ambulanca vonon ndeshjen, tifozët bëjnë “VAR” me telefon

Bylisi dhe Dinamo ndanë nga një pikë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ballsh. Veç rasteve të shumta në fushë, pat edhe shumë momente interesante në tribunë por edhe në pankinat përkatëse.

bandicam 2025-11-29 14-40-50-180

– Ndeshjen e ndoqën drejtuesit e të dyja skudrave në krah të njëri tjetrit dhe në fund janë ndarë me shtrëngim duarsh.

– Shtrëngim duarsh dhe një bisedë për 2-3 minuta mjaft e ngrohtë në vigjilje të takimitn mes 2 trajnerëve, Ilir Dajës së Dinamos dhe Mirel Josës së Bylisit, miq prej dekadash dhe mjaft të suksesshëm trajnimin e shumë skuadrave elitë në vendin tonë por edhe rajon.

– Takimi ka nisur 5 minuta me vonesë për shkak se autoambulanca po vonohej për shkak të aktiviteteve të festave të nëntorit në Ballsh.

– Teqja, Loran, Guindo e Qardaku kane qenë së bashku pjesë e Bylisit. në Kategorinë e Parë por edhe Superiore dhe respekti i mikpritjes nuk u ka munguar as në sfidën e së shtunës në “Adush Muçaj”.

– Në të 17′ kanë qenë kureshtarë tifozët vendas të cilët nga ekranet e telefonave kanë parë rastin e Peraltës që është përplasur në shpinën e Nanit. Fillimisht kanë kërkuar penallti.

– Ranë në sy një numër i madh lojtarësh të huaj të Bylisit të ekipeve B apo dhe U19, të vendosur në tribunën ballore,

– Tifozët e Bylisit kanë duartrokitur skuadrën e tyre të zemrës në fund të sfidës, për lojën e zhvilluar, sidomos në pjesën e parë kur e dominuan me zotërim të topit skuadrën blu.

– Në tribunën ballore, në rrethimin e saj ndodhen një shall, me mbishkrimi “Forca Dinamo”, që ka qëndruar aty deri në fund të sfidës.

PANORAMASPORT.AL