Partizani vendos për stadiumin në Europë, rikthehet përfundimisht te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 23:48

Partizani vendos për stadiumin në Europë, rikthehet përfundimisht te…

Partizani rikthehet në “Air Albania” dhe ky është një lajm që ngroh tifozët, të cilët shpesh herë kanë udhëtuar në Elbasan, kur bëhej fjalë për të ndjekur kryeqytetasit në sfidat europiane.

partizani

Të kuqtë do të presin Kaljun në stadiumin kombëtar, ndërsa ora 20:00 për datën 17 korrik mbetet të konfirmohet. Partizani vuajti jo pak mungesën e tifozëve në “Elbasan Arena”, teksa një vit më parë përballej fillimisht me Marsaxlok dhe Iberinë.

Asnjë prej dy ndeshjeve në shtëpi nuk fitohej. Gjithçka do të nisë për Partizanin në Estoni këtë sezon, më 10 korrik. Do të jetë transfertë që përkon me sfidën e parë të edicionit 2025/26. Objektiv është vetëm kalimi i turit, ndërsa më pas ndeshjet e tjera për Partizanin do të merrnin jetë më 24 dhe 31 korrik. Shorti vendosi si kundërshtar për turin e dytë,fituesin e çiftit St. Patrik-Hegelman.

PANORAMASPORT.AL