Parashikimi i çuditshëm te Partizani, 9 pikë me rivalët për mbijetesë dhe humbjet e Teutës me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2025 | 19:59

Parashikimi i çuditshëm te Partizani, 9 pikë me rivalët për mbijetesë dhe humbjet e Teutës me Dinamon

Oltijon Kërnaja është treguar i guximshëm me deklaratat, që pasi u emërua te Partizani. Bëhet fjalë për dy muaj dhe shtatë ndeshje të drejtuara. Trajneri i “demave” nuk është shprehur për mbijetesën, duke i mëshuar “Final Four”. E njëjta situatë u përsërit edhe pas barazimit në transfertën e Elbasanit.

partizani

DEKLARATA- “Për të arritur Final 4 nuk na mjafton vetëm mos të mundemi, por duke mos u mundur bëjmë atë hapin cilësor për të shkuar te fitorja. Tani mos harrojmë që kemi tri ndeshje në Tiranë, luajmë me Bylisin, pastaj Tiranën dhe presim Flamurtarin. Janë tri ndeshje në Tiranë, me 9 pikë i afrohemi shumë afër, mos të them mund ta kapim ‘Final Four’, ishte deklarata e Kërnajës pas barazimit me Elbasanin.

LLOGARITË- Kërnaja tregohet i guximshëm, duke marrë parasysh se pavarësisht kalendarit të ngjeshur, tri sfidat e ardhshme projektohen në Tiranë. Bëhet fjalë për Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin, që gjithashtu shikohen si rivalë direktë për mbijetesën. Bëhet fjalë për 9 pikë në lojë, ndërsa Kërnaja llogarit se do të fitohen. Jo vetëm kaq, por parashikon edhe humbje të Teutës me Dinamon. Duke qenë aktualisht 7 pikë larg vendit të katërt që mbyll Final Four, kjo është llogaria e vetme si Partizani mund të kapë Final Four.

TIRANË- Partizani mund të punojë me qetësi, pasi nuk do të ketë transferta të largët. Deri në fundin e këtij viti, Partizani duhet të udhëtojë vetëm në Rrogozhinë për transfertën me Egnatian. Të kuqtë do të sfidojnë Bylisin, Flamurtarin dhe Dinamon te stadiumi “Arena e Demave”. Në anën tjetër ndaj Tiranës luhet si ekip mik te stadiumi “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL