Nuk mund të mungojë simboli i shqiponjës, vajzat e Partizanit përshëndesin nga Serbia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2025 | 13:06

Nuk mund të mungojë simboli i shqiponjës, vajzat e Partizanit përshëndesin nga Serbia

Partizani i vajzave do të luajë sot ndeshjen e kthimit të vlefshme për “Europa Cup”, prej orës 18:00. Këtë herë është transferta në Serbi, ndërsa përballë qëndron Spartak Subotica. Këto të fundit e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 0-5 në stadiumin “Niko Dovana”.

Screenshot 2025-09-17 130311

Sfida nuk pati shumë histori, pasi goli që zhbllokoi sfidën u shënua që në minutën e parë. Kompeticioni në fjalë zhvillohet për herë të parë nga UEFA, ndërsa po ashtu është hera e parë që vajzat e kuqe provojnë si është të luash në Europë. Vetëm Vllaznia është klubi tjetër i Shqipërisë, që luan prej vitesh sistematikisht në kualifikueset e Europës pasi shpallet kampion. Po ashtu ka provuar edhe ndjesinë e grupeve të Champions.

Partizani i vajzave ndodhet nga dita e djeshme në Serbi. Në foton e publikuar, nuk mund të mungonte simboli i shqiponjës.

Raundi i parë në “Women’s Europa Cup”, ndeshja e kthimit

Spartak Subotica – Partizani, ora 18:00 “Gradski”

PANORAMASPORT.AL