Postuar: Tetor 3, 2025 | 21:49
Një 17-vjeçar spikati në derbin e kryeqytetit, Vogli i habitur: E pashpjegueshme, mezi e besoja
Serxho Vogli ishte një nga protagonistët kryesorë të derbit të kryeqytetit. Futbollisti 17-vjeccar ishte një nga lojtarët më të spikatur dhe u zgjodh futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Lojtari i rritur në akademinë bardheblu, pranoi se kishte mbetur i çuditur nga ky vlerësim në një sfidë kaq të rëndësishme siç ishte derbi.
“Isha i habitur se nuk po e besoja dot që isha lojtari i ndeshjes sepse nuk mund ta imagjinoja të merrja trofeun në një derbi. Emocion shumë i madh e i pashpjegueshëm, mezi e besoja”, tha djaloshi dukshëm i emocionuar para kamerave të RTSH.
PANORAMASPORT.AL













