Moviola e Skënderbeu-Egnatia/ Alla gabon dy herë, por e korrigjon VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2025 | 13:21

Moviola e Skënderbeu-Egnatia/ Alla gabon dy herë, por e korrigjon VAR-i (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Skënderbeut dhe Egnatias, e fituar minimalisht nga korçarët, u gjykua nga Laver Alla në VAR dhe pati dy momente të dyshimta.

ytruuj

16’ Korçarët kërkojnë penallti për një kontakt mes Xhemajlit dhe Bismark në zonë, gjyqtari vazhdon lojën fillimisht, por pastaj ftohet nga VAR-i të rishikojë pamjet. Ai rishikon kontaktin mes dy lojtarëve dhe akordon penallti. Alla gabon në momentin e parë dhe më pas VAR-i e “shpëton” dhe merr vendimin e drejtë.  (VIDEO) (VIDEO)

59’ Harkim në zonë nga Nikaj, topi preket me dorë nga Alijev. Korçarët protestojnë, por Alla lë lojën të vijojë. Më pas ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet bën shenjë nga pika e bardhë. Sërish gabim i arbitrit në momentin e parë, por që korrigjohet nga VAR-i. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL