Postuar: Qershor 1, 2026 | 8:18
Moviola e Egnatia-Dinamo, dyshime për një pretendim të bluve (VIDEO)
Dy raste për moviolë janë në ndeshjen e mbrëmshme, një penallti e dhënë për Egnatian dhe një tjetër e padhënë për Dinamon.

Minuta e 28-të: Penallti për Egnatian! Ismaili ndërhyn ndaj Bakajokos në zonë duke i humbur ekuilibrin. Gjyqtari Xhaja akordon menjëherë 11-metërsh. Vendim i drejtë. (VIDEO)
Minuta e 36-të: Pretendime për penallti nga Dinamo pas një kontakti mes Sotës dhe Berishës në zonë. Gjyqtari urdhëron vazhdimin e lojës dhe as VAR-i nuk ndërhyn. Rast i diskutueshëm. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













