Moviola e Dinamo-Elbasani/ Ndeshje pozitive për Latën dhe asistentët, zgjidhin gjithçka vetë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2025 | 9:21

Moviola e Dinamo-Elbasani/ Ndeshje pozitive për Latën dhe asistentët, zgjidhin gjithçka vetë (VIDEO)

Dinamo dhe Elbasani ndanë nga një pikë pasditen e së shtunës, duke barazuar me rezultatin 1-1 në “Air Albania”. Sfida kishte jo pak tension në fushë dhe në tribuna, megjithatë kryesori Florjan Lata bëri një punë të mirë, duke zgjidhur individualisht, si edhe me ndihmën e asistentëve pa pasur nevojë për ndërhyrjen e sistemit VAR.

Screenshot 2025-11-24 091922

17’ Lorenco Vila depërton mirë në zonë nga e djathta, por përballë tij vihet Musta i cili i zë rrugën. Sulmuesi i Dinamos rrëzohet pas kontaktit me Mustën, por Lata bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë. (VIDEO)

40’ Pas një krosimi në zonë, Farruku arrin të gjejë topin dhe godet në mënyrë të gabuar, por portieri Janaçek del për të grushtuar, por gabon pasi grushton kokën e Farrukut. Lata sinjalizon menjëherë penallti, duke mos hezituar për vendimin e tij. Natyrisht, pas disa sekondash merr edhe konfirmimin nga dhoma e sistemit VAR dhe lë në fuqi vendimin që kishte marrë në fushë. (VIDEO)

85’ Top i gjatë në zonë për Qardakun i cili hyn në zonë dhe rrëzohet nga portieri i Elbasanit. Lata sheh kontaktin dhe akordon menjëherë penallti, por është asistenti Burgu, ai që akordon më pas pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. Kështu, Lata anulon penalltinë duke zgjidhur gjithçka në fushë me asistentin e tij. Nga pamjet filmike, duket qartë si pozicioni jashtë loje i Qardakut, ashtu edhe kontakti. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL