Postuar: Mars 3, 2025 | 10:43
Moviola e Bylis-Skënderbeu/ Gabon Hamiti dhe VAR, një penallti e munguar për vendasit (VIDEO)
Në ndeshjen e Ballshit mes Bylisit dhe Skënderbeut është një rast për moviolë. Gjyqtari Hamiti nuk ka dhënë një penallti në favor të Bylisit.

Minuta e 11-të: Bylisi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Bismark, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.
Nga pamjet duket se topi preket me dorë nga lojtari mik dhe dora nuk është në pozicion natyral, por nuk ndërhyn as VAR. Ka protesta nga vendësit, në fushë dhe tribuna, por loja vijon.
Gjyqtari ka gabuar për rastin në fjalë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













