“Moti i mirë shihet nadje”, presidenti Xhaferi entuziast te Vllaznia: Më e mira nuk ka ardhur! Ekipi mund të ketë hyrje dhe dalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 21:43

“Moti i mirë shihet nadje”, presidenti Xhaferi entuziast te Vllaznia: Më e mira nuk ka ardhur! Ekipi mund të ketë hyrje dhe dalje

Alban Xhaferi foli pas ndeshjes që Vllaznia fitoi 1 me 0 ndaj Elbasanit. Tashmë kuqeblutë kryesojnë renditjen e Superiores.

Screenshot 2025-10-04 214253

Presidenti i Vllaznisë u shpreh pas ndeshjes:

“Ne kemi shprehjen në Shkodër ‘Moti i mirë shihet nadje’, në kuptimin në mëngjës. Vllaznia është me plot meritë aty ku është. Ka bërë lojëra të bukura, kemi pikë të lëna që nuk është dashur. Kemi pasur mundësi t’i fitojmë ndeshjet, kështu që thjesht po marrim atë që meritojmë.

Më kënaq ritmi dhe rritja e skuadrës. Vlerësim çdo ndeshje. Ndoshta në momente të caktuara, edhe sot në pjesë të parë kishim mundësi ta zgjidhnim ndeshjen më shpejt. Rikthimi i tifozerisë në stadium që i bëj thirrje ta mbështesin sa më shumë. Them për Vllazninë më e mira akoma nuk ka ardhur.

E kemi pak në Shkodër pjesën e euforisë, por mendoj kjo Vllazni sivjet do i kontrollojë të gjitha, sigurisht loja është e para. Mundi dhe djersa do shpërblehen në fund. Çdo vit Vllaznia, është e re, dhe është ruajtur një bosht, ky ka qenë qëllimi që në fillim, por afrimi i disa lojtarëve cilësorë ka bërë që Vllaznia të ofrojë futboll të bukur. T’i meritojë ndeshjet, t’i fitojnë me plot mertë. Jo se nuk e kemi merituar edhe vitet e tjera, por mendoj këtë vit është Vllazni që prodhon lojë 90 minuta.

Ne kemi marrë qendërmbrojtës, besoj do jetë gati që ndeshjen tjetër. Ekipi mund të ketë hyrje dhe dalje. Pjesa e merkatos do vlerësohet në kohë. Ekipi është i kompletuar në të gjitha repartet, nuk mungon asnjë si nga ana cilësore dhe organizimi. Jemi munduar të afrojmë lojtarët e Akademisë, t’u japim mundësinë. Gjithmonë janari do jetë merkato, kërkesa mund të ketë edhe në hyrje dhe në dalje”, u shpreh Xhaferi për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL