“Më vret që nuk morëm 3 pikë sot”, Maksuti është gati të sakrifikohet për Flamurtarin: Nëse ma kërkon trajneri, unë luaj edhe si portier!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2025 | 19:12

“Më vret që nuk morëm 3 pikë sot”, Maksuti është gati të sakrifikohet për Flamurtarin: Nëse ma kërkon trajneri, unë luaj edhe si portier!

Erald Maksuti u përzgjodh lojtari i ndeshjes Flamurtari-Tirana. Ai shënoi golin e vetëm për vlonjatët. Pas sfidës, sulmuesi u shpreh i lumtur që është rikthyer nga dëmtimi dhe që ka shënuar, por i vjen keq për humbjen e dy pikëve.bandicam 2025-11-23 19-04-27-280“Përshëndetje, normalisht keqardhje sepse humbën 2 pikë sot, por i lumtur që u riktheva në kohë rekord sepse kam qenë i dëmtuar, grada e dytë e meniskut, jam i lumtur që mora minuta sot. Për momentin fokusi është të ndihmojmë ekipin, sigurisht me gola sepse ne jemi sulmues, jemi më afër portës, por më tepër të vret që nuk morëm 3-pikëshin.

Tek pjesa taktike nuk mund të ndërhyj sepse ne kemi trajnerin, por kudo që të luaj, edhe nëse zgjedhin të luaj portier, e bëj atë rol. Fokusi është të dalim nga kjo situatë që jemi. Roli im i parë kryesor është sulmues “pykë” por trajneri më ka besuar që të luaj sulmues i dytë ose me dy sulmues siç ishim.

Sigurisht që të bezdis sepse dua të jem më afër portës, por taktika ishte e tillë që të krijonim superioritet në mesfushë por duke parë që nuk po shtynim dot, ajo ishte e vetmja mënyrë që të sulmonim dhe të hutonim mbrojtësit duke lënë një pikë referimi si Oshafi në sulm, por siç thatë besoj është më mirë të jem afër portës, më i rrezikshëm”, tha ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL