“Marr përgjegjësi për rezultatet, lojën e gabimet”, trajneri i Flamurtarit jep sinjale lamtumire: Kam një mënyrë stërvitje dhe rezultatet janë nga ana tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 18:10

“Marr përgjegjësi për rezultatet, lojën e gabimet”, trajneri i Flamurtarit jep sinjale lamtumire: Kam një mënyrë stërvitje dhe rezultatet janë nga ana tjetër

Trajneri i Flamurtarit, Karlos Garsia, pranon se çdo gjë është jashtë parashikimeve me serinë e rezultateve të skuadrës së tij. Dhe pas humbjes ndaj Dinamos, ai bëri të qartë se merrte plotësisht përsipër përgjegjësitë.

bandicam 2025-10-04 18-09-12-881

“Mendoj se gjithçka ka ndryshuar me dëmtimin dhe të kuqin. Para asaj kishin kontrollin e topit, por edhe ne rastet i kishim me një goditje këndi dhe një goditje dënimi të Trashit. Mendoj se ndeshja ishte e barazuar deri aty.

Unë mendoj se situata që kundërshtarët krijuan, sipas mendimit tim modest, mendoj se është më shumë për një pasim tonë të gabuar mbrapa, jo për presingun e tyre të fortë që na detyroi të bënim këto gabime.

Ne e dinim që anësorët e tyre pasonin brenda dhe të dilnin përpara me krahët. Sot me Guindon dhe Vilën kishin shumë shtatlartësi në zonë, e dinim. Por me një lojtar më pak u bë më e vështirë se mendoj se ishin 20 metra më afër portës tonë dhe ishte më e lehtë për ta që të bënin krosime.

Mendoj se situatat janë të ndryshme, por kanë të tre ndeshjet diçka të përbashkët. Në Vorë kemi humbur me penallti pas 10 minutash që bëri të ndryshonte e gjithë ndeshja. Mendoj se ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Egnatias, pak a shumë ishte në kontroll edhe pse nuk kishim topin. Ajo penallti në minutën e 45 e ndryshoi edhe atë ndeshje, edhe sot është i kuqi, por më shumë se i kuqi ishte goli. Mendoj se kur jemi në një situatë ku nuk kemi asgjë për të humbur, nëse e bën këtë pasim përpara, gjithçka ose asgjë, na bën të jemi më agresivë, të kemi më shumë raste dhe shpejtësi në lojë.

Nuk barazuam dhe në fund nuk është zgjedhje e drejtë se rezultati e thotë. Por u thashë djemve që duhej të vuanim deri në 15-20 minutat e fundit e pastaj të shkonim me gjithçka për gjithçka. Mëkat se kur po bëheshim gati të futnim dy lojtarë, pësuam golin e dytë. Dhe sot ishte dëmtimi, përdorëm një dritare ndërrimi. Pastaj kur erdhi i kuq bëmë një tjetër. Dhe kishim zëvendësimin në pushim për të mos djegur një tjetër. Kishim vetëm një në fund të ndeshjes për të provuar gjithçka. Por pas 2-0 ishte gjithçka shumë e vështirë.

Unë jam prej shumë kohësh në futboll, edhe ju. Është e qartë që këto nuk janë rezultatet që pritnin të gjithë. As klubi, as unë, as futbollistët, as tifozët, askush. Kjo është realiteti, dhe them që marr të gjithë përgjegjësinë, jo vetëm për rezultatet, edhe për lojën e gabimet. Në fund duhet të bëj zgjedhjet unë dhe kam një mënyrë stërvitje të ekipit dhe duket se deri sot, rezultatet janë nga ana tjetër. Pastaj mund të flasim për shumë gjëra, por rezultatet janë 6 ndeshje e 2 pikë. Po, 5 ndeshje në transfertë, por janë 2 pikë. Por nuk kam folur me askënd”, tha Garsia për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL