Makthi i Partizanit, Egnatia di si t’i heqë trofetë të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2025 | 22:18

Makthi i Partizanit, Egnatia di si t’i heqë trofetë të kuqve

Egnatia i është kthyer Partizanit në makth në dy vitet e fundit. Viti 2024 dhe 2025, i ka parë rrogozhinasit që t’i heqin të kuqve mundësinë për tri trofe. E para ishte finale, ndërsa Partizani u mposht nga Egnatia në “Air Albania” me një gol.

Finalja-e-Superkupes-Partizani-Egnatia-9-scaled-1

Maji i vitit 2024 i tronditi të kuqtë, që mund të nisnin ciklin duke e fituar titullin kampion për të dytën herë radhazi. Ky vit ishte po ashtu mjaft i dhimbshëm. Egnatia fillimisht e eliminoi Partizanin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Më pas ia doli në gjysmëfinalen e “Final Four” ku i mjaftoi një barazim pa gola.

Për këtë drama është e madhe në prag të këtij dueli që premton emocione të forta. Duhet thënë se sfida e javës së parë në stadiumin “Arena e Demave” ishte larg pritshmërive. Si Partizani dhe Egnatia bënë mjaft pak, për të merituar diçka më tepër se barazimi. Për këtë ndeshja u mbyll me barazim 0-0. Për shkak edhe të formës aktuale që të dyja skuadrat po kalojnë, nesër prej orës 16:30 pritet një tjetër panoramë në “Arena Egnatia”.

PANORAMASPORT.AL