LUFTA PËR SUPERIOREN/ Dramë në Korçë, Skënderbeun e nderon penalltia në fund! Pogradeci dhe Laçi fitojnë lehtësisht (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2026 | 23:57

LUFTA PËR SUPERIOREN/ Dramë në Korçë, Skënderbeun e nderon penalltia në fund! Pogradeci dhe Laçi fitojnë lehtësisht (VIDEO)

Skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Abissnet Superiore nuk kanë zhgënjyer në javën 29 të Kategorisë së Parë. Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci korrën fitore.

kategoria-e-pare-1

Për Pogradecin dhe Laçin u duk gjithçka e thjesht, edhe pse kurbinasit ia dolën me përmbysje rezultati. Në anën tjetër Skënderbeu fitoi falë një penalltie të akorduar nga gjyqtari Hamiti në shtesë.

Beshiraj nuk gaboi nga pika e bardhë, ndërsa ishte minuta e 95-të. Skënderbeu mbetet me 3 pikë më shumë se Laçi dhe 6 pikë më shumë se Pogradeci.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

SKËNDERBEU 1-0 ILIRIA

90+5′(p) Beshiraj

Goli i Beshirajt (VIDEO)

LAÇI 3-1 BURRELI
41′  (p) Myrta, 48′ Tola, 90+1′ Tresa / 30′ Fetaj

Goli i Tolës (VIDEO)

Goli i Myrtajt (VIDEO)

Goli i Fetajt (VIDEO)

Goli i Tres(VIDEO)

POGRADECI 5-1 KASTRIOTI
5′ Kazim, 23′ Preknicaj, 75′, 80′ Greca, 90′ Ogunleje/ 32′ Meçja

PANORAMASPORT.AL