“Lufta dhe paqja”, gjesti i Maks Alegrit para sfidës së Kupës ndaj Lacios i çuditi të gjithë
Masimiliano Alegri dhuroi një shfaqje të vërtetë të shtunën në fund të ndeshjes mes Milanit dhe Lacios në “San Siro”, kur në rastin e rishikimit me VAR të një episodi në minutat shtesë, u ndëshkua me karton të kuq dhe pastaj u përplas me një pjesëtar të stafit të ekipit kundërshtar. Por sot, në fillim të ndeshjes së Kupës së Italisë po ndaj lacialëve në “Olimpico”, Alegri u shfaq krejtësisht ndryshe.

Fillimisht ai shkoi dhe u takua përzemërsisht me Mauricio Sarrin, një trajner me të cilin ka pasur shumë polemika ndër vite. Më pas trajneri i Milanit buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga pankina e Lacios, duke çuar dorën dhe përshëndetur. Ajo përshëndetje ishte për Marko Ianin.
Iani ishte pjesëtari i stafit të Lacios me të cilin Alegri u përplas në fund të sfidës në kampionat dhe të dy u ndëshkuan me të kuq dhe u pezulluan për atë shfaqje ku thuajse u kapën me grushte. Tani, Alegri duket se ka vendosur të bëjë paqe dhe gjesti i tij ndaj kundërshtarit, nuk ka kaluar pa u vënë re, duke u përhapur gjerësisht në mediat italiane.
PANORAMASPORT.AL













