LIGA E KONFERENCËS/ Superkompjuteri projekton Dinamon dhe dy klube të tjera shqiptare si favorite për kalimin e turit, mësoni përqindjet e skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2025 | 17:32

LIGA E KONFERENCËS/ Superkompjuteri projekton Dinamon dhe dy klube të tjera shqiptare si favorite për kalimin e turit, mësoni përqindjet e skuadrave

Dinamo projektohet si skuadra shqiptare me më shumë përqindje mundësi për kalimin në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Këtë parashikim e bën superkompjuteri i “Football Meets Data”, që ka simuluar të gjitha ndeshjet e turit të dytë 10 mijë herë.

liga e konferences

Dhe në të gjithë këto simulime, skuadra e Dinamos është ajo shqiptare me përqindjen më të madhe për të vazhduar më tej në përballjen me Atletik Klub D’Eskaldes, plot 76%. Përveç saj janë edhe dy skuadra nga Superliga e Kosovës që kanë shanse të mëdha për kalimin e turit, pasi Ballkani projektohet me 67% për kualifikimin përballë Floriana dhe Prishtina me 57% përballë Larne.

Screenshot 2025-07-22 171724

Ndërkaq, Vllaznia projektohet me vetëm 31% mundësi që t’ia dalë përballë Vikingur të Reikjavikut, kurse Deçiç ka vetëm 12% mundësi për t’ia dalë përballë Rapid Vjenës.

Sa i përket shansev të Egnatias, e cila ka kaluar në këtë turne pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, ajo përllogaritet se ka 37% mundësi kalimi përballë Dinamo Minsk.

asdasdasdasdasd

PANORAMASPORT.AL