Lideri i mesfushës së Vllaznisë humbet Teutën, Gurishta është gati për duelin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2025 | 20:52

Lideri i mesfushës së Vllaznisë humbet Teutën, Gurishta është gati për duelin e radhës

Vllaznia do të vijojë të mos e ketë skuadrën e plotë edhe në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Teutës. Kjo pasi shkodranët në duelin e javës së 13- të që është parashikuar të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të kenë një mungesë të sigurt.

krymi

Këtu bëhet fjalë për Ardit Krymin, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe automatikisht sipas rregullores është i pezulluar për ndeshjen ndaj durrsakëve këtë fundjavë. Kjo pasi 29-vjeçari në minutën e 65-të u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e fundit kundër Partizanit. Teksa më parë ishte ndëshkuar me karton edhe në duelet me Dinamon në javën e 11- të e po ashtu kundër Partizanit dhe Teutës në duelet e fazës së parë.

Në këtë mënyrë mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për kuqeblutë kundër bregdetarëve, e te Vllaznia po mendojnë që me fillimin e kësaj jave për zëvendësuesin e numrit “6-të”. Teksa alternativat nuk mungojnë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit. E teksa Krymi do të jetë i pezulluar, një rikthim do të ketë për Erdenis Gurishtën.

Me mbrojtësin që kalon pezullimin, ku në duelin me Partizanin u detyrua të mos ishte pjesë e skuadrës dhe ta ndiqte takimin nga tribuna. Për shkak se edhe 30-vjeçari kishte plotësuar numrin e ndëshkimeve me karton e mungoi ndaj “demave”. E do të rikthehet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Teutës.

PANORAMASPORT.AL