Lëvizje e papritur, Ardit Hila lë Elbasanin për kategorinë e dytë kosovare
Ardit Hila i ka dhënë lamtumirën Elbasanit, ku duket se nuk ishte pjesë e planeve të Ivan Gvozdenoviç. Mesfushori elbasanas, në mënyrë të papritur është zhvendosur në kategorinë e dytë në Kosovë.

“𝗔𝗿𝗱𝗶𝘁 𝗛𝗶𝗹𝗮 𝗻𝗲 𝗵𝘂𝗮𝘇𝗶𝗺 𝘁𝗲𝗸 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗥𝗲. Njoftojmë arritjen e marrëveshjes me ekipin Prishtina e Re për transferimin e mesfushorit në formë huazimi. Ardit Hila do të jetë pjesë e klubit kosovar deri në fund të sezonit”, ishte njoftimi i Elbasanit që bëri të ditur lëvizjen e një prej futbollistëve që mendohej se do të ishin pjesë kyçe e këtij cikli të ri të verdhebluve në Superiore.
Prishtina e Re është skuadra e cila kryeson Grupin B të kategorisë së dytë kosovare dhe shihet si kandidate kryesore për ngjitjen në elitë. Mbetet të shihet nëse Hila do të vazhdojë të jetë pjesë e saj edhe pas përfundimit të këtij sezoni, apo do të kthehet në Superiore.
PANORAMASPORT.AL













