Postuar: Nëntor 16, 2025 | 22:05
Lajme pozitive te Vllaznia, dy lojtarë të rëndësishëm rikthehen në stërvitje
Lajm pozitiv për shkodranët është rikthimi në stërvitje i dy lojtarëve të rëndësishëm Kristian Dros dhe Bismark Çarls. Të dy futbollistët kanë zhvilluar stërvitje të plota nën urdhrat e stafit teknik, duke treguar se janë gati të futen sërish në ritmin e skuadrës.

Në seancën e ditës së premte spikati rikthimi i sulmuesit Bismark, i cili u bashkua me ekipin njësoj si mesfushori Dros, duke i dhënë Vllaznisë dy rikuperime të rëndësishme në prag të sfidave të ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













