Postuar: Gusht 16, 2025 | 19:29
Laçi jep sinjale pozitive pas largimit të trajnerit, shënohen katër gola në ndeshjen me klubin e Superiores
Laçi zhvilloi sot testin e radhës në shtëpinë e tij. Bardhezinjtë u përballën me Vorën dhe sfida u mbyll me barazim 2-2.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kurbinasve, për të cilët shënoi Traore. Në 45 minutat e dyta, Vora reagoi duke shënuar dy gola me Dakën dhe Karricën.
Në fund ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta, pasi për Laçin kishte shënuar edhe Bajraktari. Kurbinasit do të drejtohen në vazhdim nga trajneri Stefano Senigaljezi.
Ditën e djeshme erdhi njoftimi i papritur, që tregonte për largimin e trajnerit Rui Amorim. Në njoftimin zyrtar të klubit tregohej se shkak ishin bërë problemet familjare, që edhe e detyruan të largohet.
PANORAMASPORT.AL













