Kryeqyteti pa identitet në vitin 2025, sfidat mes Partizanit dhe Tiranës janë të pazakonta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 12:03

Kryeqyteti pa identitet në vitin 2025, sfidat mes Partizanit dhe Tiranës janë të pazakonta

 

Dje u luajt një tjetër derbi kryeqytetas, ku Tirana fitoi me rezultatin 3-0 kundër Partizanit.

WhatsApp Image 2025-10-03 at 20.08.30 (1)

Për bardheblutë golat u shënuan nga Falaje në të 19-ën ndërsa Patsatsia dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 31′. Goli i fundit erdhi nga Tabeku në të 73′ teksa vulosi dhe duelin e luajtur në “Air Albania”.

Por ajo që vihet re është se golat e shënuar në 3 derbet e fundit kanë ardhur nga futbollistë të huaj dhe jo shqiptar.

Në ndeshjen e luajtur më të 7 prill të 2025, Tirana fitonte sërish përballë Partizanit me rezultatin 3-0. Në të 20-ën Zharmuni zhbllokoi shifrat dhe në të 41-ën i dyfishonte ato me penallti. Goli i tretë vinte nga Emanuel Ernest.

Edhe në derbin e zhvilluar më 9 shkurt të 2025-ës, dy golat e realizuar në derbi shënoheshin nga të huaj. Sfida u mbyll në barazim me golat e Emanuel Ernest dhe Saliu Sembene.

PANORAMASPORT.AL