Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo zyrtarizon talentin që bleu në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 19:46

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo zyrtarizon talentin që bleu në Kosovë

Klubi i Dinamos ka bërë zyrtare firmën me një talent të ri që ka afruar nga kampionati kosovar. Hekuran Berisha është që nga sot pjesë e bluve dhe pas firmës në Tiranë ka udhëtuar drejt Ohrit për të vazhduar karrierën si pjesë e skuadrës që po përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

hekuran berisha

“Panorama Sport” bëri të ditur sot se blutë kishin shpenzuar 150 mijë euro për blerjen e kartonit të tij nga Dukagjini, ku shpërtheu në sezonin e fundit duke u bërë një nga emrat më të lakuar në kampionatin kosovar.

NJOFTIMI I DINAMOS

Mirë se vjen Hekuran Berisha!

Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Ai është 19 vjeç dhe luan në pozicionin e qendërsulmuesit. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.

Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola. Ai vlerësohet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Dinamo City.

Suksese Hekuran Berisha me fanellën blu!

PANORAMASPORT.AL