Klubi që befasoi të gjithë në Superiore kërkon konfirmimin. Nis firma me futbollistë të rinj për sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 20:10

Klubi që befasoi të gjithë në Superiore kërkon konfirmimin. Nis firma me futbollistë të rinj për sezonin e ardhshëm

Klubi i Vorës ka qenë padyshim befasia e madhe e këtij edicioni në Superiore, ku ishte debutues.

asllanaj

Vorakët ia dolën që të siguronin mbijetesën në elitë, pa kaluar nëpërmjet play-out, duke u konfirmuar si një realitet  i ri në futbollin shqiptar. Dhe plani i tyre duket se është që të mbeten konkurrues në Superiore.

Sot, klubi bëri të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj, i cili vjen nga radhët e Apolonisë. Me rënien e fierakëve në Kategorinë e Dytë, ai është larguar nga klubi në fjalë dhe tashmë ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën në radhët e ekipit të drejtuar nga Arjan Bellaj.

NJOFTIMI I VORËS

Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj.

Mbrojtësi i bashkohet klubit pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, duke u bërë pjesë e projektit të Vorës për sezonin e ri.

Me personalitet, disiplinë dhe cilësi në repartin defensiv, Asllanaj pritet të sjellë energji në skuadër.

Klubi i uron Ersildjos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Vorës.

PANORAMASPORT.AL