Klubi i Superiores së shpejti me stadium të ri, paraqitet projekti përfundimtar
Dy skuadra që u ngjitën në Kategorinë Superiore këtë sezon të ri dhe që kanë dhe emra pothuajse afërsisht të njëjtë, Vlora një skuadër elitare me emrin Flamurtari, që ka shkruar një histori të mrekullueshme në futbollin shqiptar e cila do të zëvendësojë Laçin, që zbriti në Kategorinë e Parë si dhe skuadra e Vorës, që mban emrin e qytetit, vjen si debutuese për të shkruar historinë e artë të saj në Superiore, duke zëvëndësuar Skënderbeun e Korçës.

PRETENDIMET E VORËS – Të dyja skuadrat e ardhura në Superiore se kanë ndërmend të bëjnë shëtitje, por kanë paraqitur programe e projekte afatgjatë. Skuadra më e re në arenën e futbollit shqiptar, FK Vora e nisi projektin e saj duke i qëndruar korrekt deri në plotësimin e fazës së parë që ishte ngjitja e shkallëve nga niveli më i ulët i futbollit shqiptar (Kategoria e Tretë) deri në ngjitje në elitë. Tashmë projekti i FK Vorës ka arritur në fazën e dytë të saj, që është qëndrimi në Kategorinë Superiore e më pas ajo të pretendojë edhe trofetë apo dhe kupat e Europës.
Ajo do të ndeshet në elitë me skuadra, që nuk ka zhvilluar asnjë takim në Superligën shqiptare, duke shkruar një histori të re në historikun e saj. Ajo do të nis zyrtarisht me dy ekipet më të mira të kryeqytetit, të parën ndeshje me Partizanin, dhe të dytën me Tiranën, do të vijojë më tej me Teutën, Flamurtarin, Vllazninë, Egnatian, Elbasanin, Dinamon dhe e mbyll fazën e parë me Bylisin.
STADIUMI – Krahas këtyre pretendimeve, ajo synon edhe një infrastrukturë moderne ku po zhvillon punimet e rikonstruksionit për përfundimin e fazës përfundimtare të stadiumit të ri “Vora”. madje nëse do të shohim maketin e paraqitur nga klubi vorak, ajo parakalon disa nga këto ekipe, që përbëjnë Superioren, si Dinamo, që ende nuk ka një stadium të vetin, apo Bylis me një stadium shumë më komod se ballshiotët. Kjo tregon se presidenca vorake dhe Bashkia e Vorës e duan futbollin dhe po bëjnë gjithçka në shërbim të tij e të skuadrës së tyre, sepse vetë qyteti i Vorës është futbolldashës.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL













