“Këtij lojtari i duhet ngritur më shumë zëri”, trajneri Ilir Daja pas fitores së Dinamos: Në pushim të ndeshjes u thashë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 21:53

“Këtij lojtari i duhet ngritur më shumë zëri”, trajneri Ilir Daja pas fitores së Dinamos: Në pushim të ndeshjes u thashë…

Dinamo ka filluar të funksionojë në kampionat. Pas fitores me Tiranën erdhi edhe ajo me Flamurtarin, pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Screenshot 2025-10-04 175303

Ilir Daja deklaroi pas ndeshjes:

“Sigurisht që është java e gjashtë nuk mund të themi kemi ritmin maksimal. Mungesa e Guindos nuk ishte problemi i vetëm, por edhe Hekuran Berisha dhe Farruku duan kohën e tyre. Guindo me eksperiencën që ka është pikë reference. Ne presim edhe nga qendërsulmuesit e tjerë, Berisha dhe Farruku. Janë lojtarë që e njohin portën, por duan kohën e duhur për t’u përshtatur edhe për t’ju përgjigjur manovrës sonës, sidomos kur humbet topin. Jemi më të qetë tani, kemi pasur gjithë kontingjentin në formacion. Flamurtari ishte i detyruar të japë maksimumin për pozicionin që ka, që nuk e meriton. Luanin gjithçka për gjithçka. Kaluan me 4 sulmues kur ishin në disavantazh. Meritë e jona nuk ishte vetëm shënimi i golave, prapë patëm problem me rastet, por që mbajtëm ekuilibër mbrapa dhe i lamë pak mundësi kundërshtarit për të na goditur me kundërsulm apo qoftë me goditje standarde.

Sigurisht që ishim të kujdesshëm. Në pushim të ndeshjes u kam thënë lojtarëve, në një element të mbrojtjes, që nuk po e përsëris kush, sot ishim në një nivel tjetër në raport me pesë javë të tjera.

Rastet e humbura? Edhe nga dëshira për të shkuar sa më shpejt te goli i dytë, edhe nga nxitimi, po të llogarisësh rastin e Qefalisë që është shumë altruist, aty nëse do ishte pak më i qetë mund të shkonte drejt zgjidhjes.

Ajo që duhet të bënim, kishim një tjetër konfiguracioni dhe e kishim punuar në stërvitje, por nuk e realizuam dot sot për të shmangur presingun ultra-ofensiv të Flamurtarit me 6 veta sipër. Duhet të kishim gjetur korrideret e duhura, për të djegur këtë numër lojtarësh qoftë edhe me një pasim të vetëm.

Duhet ngritur zëri. Po e ngrita shumë, do dalin portalet tension te Dinamo, përleshje. Shyqyr zotit që kemi 1 vit dhe drejtoj 30 futbollistë dhe nuk ka ndodhur as incidenti më i vogël. Është një grup djemsh shumë të mirë sepse kohezionin e kanë ngritur vetë dhe e ruajnë me fanatizëm. Vila në dy ndeshjet e fundit ka qenë nga lojtarët më të mirë tonë. Sot Vila ishte ai që duhet t’i ngrihet më shumë zëri sepse kishte 2-3 situata që mund të shërbente shumë mirë për të tjerët. Në këtë rast ngritja e zërit do jetë prezente në analizë. Në superioritet numerik 3 me 2 duhet të jemi më shumë altruist.

Kartonët e kuq? Rasti ndoshta i Gudiabit që mori kartonin e verdhë është pakujdesi, prandaj doli nga loja. Jo për t’u justifikuar, por mendoj me sa e njoh unë rregulloren, sigurisht që goditi portierin por ishte i painteresuar për diçka të tillë sepse ishte me kurriz. Ishte e paqëllimshme, nuk e shihte fare portierin. Nuk kam çfarë t’i them. Një ndërhyrje e pandërgjegjshme dhe e pavetdijshme. Do ndaloj  më shumë te e verdha e Gudiabit se e kuqja e Farrukut. Në këtë rast Farruku duhet të ishte më i kujdesshëm, por nuk kishte qëllim të godiste portierin”, u shpreh Ilir Daja për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL