KATEGORIA E DYTË/ Tronditet Partizani B, dy pretendentët e tjerë fillojnë arratinë! Nuk mungojnë surprizat në Grupin B
Sot janë luajtur katër ndeshje të vlefshme, për të mbyllur javën e 11-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë.

Foto/ A. Dushku
Partizani B është tronditur nga Eagle duke humbur 2 me 1. Të kuqtë nuk fitojnë një ndeshje brenda 90 minutave prej 3 nëntorit. Janë gjashtë javë radhazi pa triumf në fushën e blertë, ndërsa barazimi ndaj Bylisit B u kthye në fitore falë vendimit të FSHF-së pas shkeljes së rregullores.
Fitore morën dy pretendentë si Oriku dhe Butrinti, që tashmë fillojnë arratinë. Bylisi B u mposht nga Butrinti.
Tomori ndërkohë fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Shkumbinit. Vetëm Maliqi ishte pushim, ndërsa të premten ishte Delvina që mposhti 2 me 3 Devollin.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
TOMORI 3-2 SHKUMBINI
12′, 21′, 33′ Abdulsalam – 43′ Dukaga, 55′ Hasrama
EAGLE 2-1 PARTIZANI B
1′ Hyzellari, 34′ Hiso – 90′ Ndrejaj
KËLCYRA 0-1 ORIKU
26′ Nuatsok
BUTRINTI 1-0 BYLIS B
38′ Mërkuri
MALIQI – PUSHIM
PANORAMASPORT.AL













