Kategoria e Dytë/ Tomori synon vendin e pestë, sfidë e rëndësishme në Këlcyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 10:20

Kategoria e Dytë/ Tomori synon vendin e pestë, sfidë e rëndësishme në Këlcyrë

Gara për vendin e pestë është e hapur, dhe në Berat e konsiderojnë si një objektiv të arritshëm, për sa kohë Tomori do të triumfojë në transfertën e kësaj jave ndaj Këlcyrës.fd

Pas kësaj, priten përballje direkte me skuadrat rivale që synojnë të jenë pjesë e fazës “play off”, duke bërë që konkurrenca për vendin e pestë të jetë shumë e fortë në javët e ardhshme. Skuadra beratas ka punuar gjatë gjithë javës e fokusuar tek rezultati pozitiv, ndërsa sportdashësit presin nga Tomori të një performancë të ngjashme me atë të ndeshjes së mëparshme ndaj Butrintit.

Mesfushori afrikan i ekipit, Hasan, deklaroi: “Ndeshja e radhës është po aq e rëndësishme sa dhe ajo me Butrintin. Gjatë gjithë javës jemi stërvitur me intensitet të lartë dhe do të bëjmë gjithçka për të kthyer tre pikët në shtëpi. Këlcyra, pavarësisht pozicionit në renditje, është një kundërshtar i fortë që luan me grintë, ndaj ne e vlerësojmë maksimalisht dhe nuk e nënvlerësojmë”.

Ndërkohë, gazeta ka mësuar se, ndryshe nga përballjet e mëparshme me Këlcyrën, këtë radhë Tomori nuk do të ketë akomodim një ditë përpara. Ekipi do të udhëtojë vajtjeardhje brenda ditës për në Këlcyrë, një vendim që duket se lidhet më shumë me pozicionin në renditje dhe sigurinë për pjesëmarrjen edhe sezonin e ardhshëm në këtë kategori, sesa me çështje financiare.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL