KATEGORIA E DYTË/ Partizani B fiton mes dhunës dhe kaosit në Delvinë, ndalen tre pretendentë për ngjitjen. Mësoni rezultatet
Sot prej orës 13:00 nisën ndeshjet e vlefshme për javën 15 në Kategorinë e Dytë. Ishin dhjetë skuadra nga Grupi B që zbritën në fushë dhe surprizat nuk munguan.

Vetëm Shkumbini ishte pushim për këtë javë në Grupin B. Tre pretendentë si Oriku, Butrinti dhe Bylisi B nuk fituan. Oriku barazoi me Maliqin, edhe pse këto të fundit luajtën me 10 lojtarë që nga pjesa e parë. Butrinti u mposht nga Tomori, ndërsa Devolli barazoi me Bylisin B.
Partizani B përfitoi nga ndalesa e rivalëve, dhe tashmë si vend i katërt ndodhet 4 pikë larg vendit të parë. Të kuqtë triumfuan në transfertën e Delvinës me rezultatin 0-2, mes dhunës dhe kaosit. Eagle dhe Këlcyra e mbyllën me barazim 1-1.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Delvina 0-2 Partizani B
63′ Goga, 90+28′ Gjeci
Maliqi 1-1 Oriku
45′ Ofei – 26′ Nuatsok
Penalltia e humbur nga Oriku: (VIDEO)
Devolli 1-1 Bylis B
2′ Ivani – 83′ Akibu
Tomori 2-1 Butrinti
49′ Vidrica, 67′ Abdusalam – 88′ Mendoza Padila
Eagle 1-1 Këlcyra
52′ Bikatal – 54′ Jakubu
PANORAMASPORT.AL













