KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Portieri bën golashënuesin, Oriku mund Butrintin në “finale” dhe ngjitet në të Parën. Mësoni rezultatet e sotme (VIDEO)
Oriku është ngjitur në Kategorinë e Parë pasi ka triumfuar me shifrat 3-0 ndaj Butrintit në “finalen” e mirëfilltë për vendin e parë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Skuadra e Orikut ka dominuar ndeshjen e cila pa si protagonist portierin Bunkhoev. Ky i fundit jo vetëm shënoi saktësisht dy penallti gjatë ndeshjes, por edhe priti një të tillë të Butrintit, ndërsa Mirani shënoi edhe golin e tretë për vendasit. Si rrjedhojë, Oriku ia doli të kapërcente Butrintin në renditje pikërisht në javën e fundit dhe të siguronte kalimin në Kategorinë e Parë.
Tashmë Butrinti, Bylis B, Partizani B dhe Maliqi do të jenë 4 skuadrat që do të luajnë në play-off për ngjitjen në Kategorinë e Parë.
FINALJA
ORIKU 3-0 BUTRINTI
9′(p), 56′ (p) Bunkhoev, 62′ Mirani
Goli i portierit Bunkhoev për Orikun: (VIDEO)
Penalltia e humbur nga Dzilah te Butrinti: (VIDEO)
Goli i dytë i portierit Bunkhoev (VIDEO)
Goli i Miranit (VIDEO)
Kartoni i kuq i Mounde (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
ORIKU: Bunkhoev, Disha, Buxhelaj, Zholi, Gjinaj, Kamberaj, Rodriguez, Mezani, Llojaj, Dalanaj, Nuatsok. Trajner: Sherif Idrizaj.
BUTRINTI: Ndreca, Gjata, Ibrahim, Basha, Pius, Mounde, Silva, Avduli, Kolonja, Mërkuri, Dzilah. Trajner: Artan Mecani.
GJYQTARË: E.Hamiti, R.Çokaj, E.Gjoka (Lezhë)
NDESHJET E TJERA
Partizani B 1–0 Këlcyra
73′ Balla
Delvina 1–1 Tomori
30′ Koshie / 62′ Vrapi
Maliqi 2–1 Devolli
15′ Pero, 16′ Ibrahim – 19′ Ametlli
Shkumbini – Eagle (Nuk luhet)
Bylis B – Pushim
PANORAMASPORT.AL













