KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Bylisi B shtang Partizanin B dhe merr kreun bashkë me Butrintin, mësoni rezultatet dhe golashënuesit e ndeshjeve
Gara për ngjitjen në Kategorinë e Parë nga Grupi B i Kategorisë së Dytë, është ndezur edhe më shumë pas rezultateve të ditës së sotme.

Oriku i vendit të parë sot është pushim ndërsa Butrinti luante në transfertë me Shkumbinin. Sarandiotët nuk kanë gabuar duke fituar 2-0 në transfertë, për të marrë tre pikët dhe për të kaluar kësisoj Orikun në renditje.
Këlcyra ka bërë surprizën me fitoren në Delvinë, ndërsa Devolli ka fituar një ndeshje argëtuese me 7 gola ndaj Tomorit.
Në ndeshjen e fundit të ditës, atë mes Partizanit B dhe Bylisit B, kanë qenë ballshiotët që kanë fituar me shifrat 2-0 në transfertë, duke iu bashkuar edhe ata Butrintit në kuotën e 41 pikëve në kreun e renditjes.
REZULTATET
SHKUMBINI – BUTRINTI 0-2
47′ Avduli, 82′ Mërkuri
DELVINA – KËLCYRA 2-3
25′ Edu, 41′ Koshie / 8′ Shele, 50′ Lartei, 65′ Onieuenji
MALIQI – EAGLE 2-2
56′, 78′ Pero / 14′, 24′ Bikatal
DEVOLLI – TOMORI 4-3
9′ Beçka, 34′ Ivani, 53′, 87′ Hasaj / 18′, 54′ Abdulsalam, 41′ Dikson
PARTIZANI B – BYLIS B 0-2
5′, 59′ Emini
ORIKU- PUSHIM
PANORAMASPORT.AL













